Arian Leka - Arian Leka lindi në Durrës më 1966. Studioi muzikë në Liceun “Jan Kukuzeli”. Ka kryer Fakultetin Filologjik për Gjuhë dhe Letërsi shqipe dhe ka plotësuar studimet në Firence, Itali për letërsi Moderne (Lettere Moderne). Ka botuar poezi, prozë, ese, letërsi për fëmijë. Përmendim mes së tjerash: Anija e Gjumit poezi dy botime, Gjarpri i Shtëpisë roman tre botime, Strabizëm poezi (botim në Maqedoni), (Tiranë), Shpina e Burrit, tregime dhe novela. Ndërkohë është marre me përkthime, kryesisht nga letërsia italiane.Është themeluesi i Festivalit të parë ndërkombëtar të poezisë POETEKA, që zhvillohet në Durrës në muajin prill të çdo viti si dhe kryeredaktor i revistës Poeteka, revistë e specializuar për poezinë dhe kulturën poetike që bot Arian...