Në kërkim të këmishës së humbur by Arian Leka


Në kërkim të këmishës së humbur
Title : Në kërkim të këmishës së humbur
Author :
Rating :
ISBN : -
Language : Albanian
Format Type : Hardcover
Number of Pages : 331
Publication : First published January 1, 2018

"Në kërkim të këmishës së humbur" është një libër me 10 ese të shkruara plot elegancë, forcë dhe imagjinatë mbi Shqipërinë - 'vendin e çuditshëm' që, më shumë se sa realitetin socialist, mëtoi të krijonte një mitologji të fshehur pas Perdes së Hekurt.

Bashkë me mjetet e tjera rrëfimore, Arian Leka shfytëzon edhe mundësitë e teknikave fact-fiction e patchwork, dukei përdorur ato dhe Kujtesën si një tejqyrë që afron e largon, që zmadhon e zvogëlon në mënyrë të beftë largësinë mes historive personale të autorit dhe historisë së Shqipërisë gjatë viteve të komunizmit.

Vend qëndror zë e kaluara, por edhe tranzicioni i sotëm shqiptar pas rënies së Murit të Berlinit. Marrëzia dhe banaliteti i së djeshmes bën të dukshme rrëfime drithëruese të një realiteti të zhdukur, që vazhdon të rikthehet, si për të na kujtuar jo thjesht historinë e dhimbshme të një diktature absurde në zemër të demokracive të konsoliduara europiane, por edhe paradokset e peizazheve të sotme shqiptare që, në vend t'i rrafshonte dyshimet mbi të shkuarën, shtoi dilemat mbi atë që ndodh para syve tanë.

Tekstet kushtuar Shqipërisë dhe Durrësit në veçanti, vendosin nyje të forta lidhëse mes historisë socialiste dhe simboleve detare të vendit e të vendlindjes, si pjesë e një sfondi më të gjerë marrëdhëniesh me Europën Perëndimore – Fake Europa dhe Ballkanin – Armiqësor.

Këto tipare e zhvendosin dallueshëm letërsinë e këtij autori drejt një gjuhe të gjallë estetike të mjediseve urbane, e cila vëzhgon jo vetëm masën gri, por edhe mbijetesën e gjendjes multikulturore mes shkretimit. Stili i veçantë dhe shtjellimet socio-filozofike të këtyre eseve i ofrojnë lexuesit shije nxitëse, e cila e bën më të dallueshme gjurmën që sistemet totalitare, populizmi apo autoritarizmi lënë mbi njeriun, duke ia shndërruar në pengesa mundësitë, veçse jo më për poezinë dhe artin, por për jetën e qytetarëve.